‘Lista e Elbasanit do të sjellë humbjen më të madhe’, Balliu: PD, parti familjare. Berisha mban peng opozitën

1 Maj 2025, 21:58 / POLITIKË ALFA PRESS

‘Lista e Elbasanit do të sjellë humbjen më të

Ish anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu th për ‘Real Story’ se lista e PD në Elbasan është lista më e keqe ndonjëherë e cila do të sjellë humbjen më të madhe. Sipas saj, kontrata 6 milionë dollarëshe, ngre pikëpyetje se pse duhet të vazhdojë financimi deri në vitin 2027. Balliu shtoi ndër të tjera që kjo parti është kthyer në një parti familjare dhe se Berisha ka marrë peng opozitën.

“Lista e Elbasanit është më e keqja në histori dhe do të ketë humbjen më të madhe PD. S’ka sesi të jetë fitues Alizoti ku nuk ka pasur vendimarrje në listë.

Në qarqet e tjera janë koordinuar. Ka të bëj dhe me kredibilitetin e Berishës të cilët i ka humbur në popullsi. Thotë një gjë tjetër dhe bën një gjë tjetër. Kjo e bën të pabesueshëm. Pika dy, 6 milionë dollarë, për çfarë do investohen kur dëgjojmë përfaqësues të PD që thonë që ka rënë non grata, atëherë pse duhet të financohet deri në 2027.

E treta, më thelbësore për të gjithë, kjo parti është kthyer në një parti familjare dhe sa vjen e po mbyllet, nuk ka risi dhe shpresë dhe ktheu individë nga ‘vdekja klinike’ dhe i futi në lista. Të shkosh në çdo lagje të Tiranës nuk ka frymë. Ka të bëjë me marrjen peng të opozitës nga Berisha.”

 

Po ndodh...

ide