Rama vlonjatëve: Nuk është mirë që PS-ja të ketë 80 e kusur mandate dhe Vlora të mbetet me 8! Do bëjmë gjëra që sot duken të pamundura

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Vlorë, për mbylljen e fushatës elektorale në këtë qark para zgjedhjeve të 11 majit.
Rama ftoi socialistët vlonjatë që të dalin e të votojnë të dielën, teksa theksoi rëndësinë që ka marrja e 9 mandateve në këtë qark.
Më tej Rama tha se 4 vitet e ardhshme investimet në Vlorë do jenë të tilla që sot duken të pamundura.
Rama: Një shoku im nga Tirana kishte parë memorandumin e Kuçit, më shkruajti si ka mundësi që mandatin e 9 të Vlorës e vure me 50%. I thashë pse. Vlora mos të nxjerri 9 mandate për ty tha, s’ka mundësi. Ti nuk i njeh vlonjatët i thashë. Vlora mund të nxjerrë edhe 10 mandate. Problemi si të nxjerr Vlorën nga shtëpia. Çdo vlonjat e vlonjate në 11 maj duhet të lërë të vërtetën e madhe që i di vetë të tëra dhe duhet të dalë nga shtëpia.
Se mua ma ha mendja se me tërë këto transformime Vlorës, e me tërë këtë nam që i ka dalë, e me tërë atë xhelozi për Vlorën për shkakun tim, nuk është mirë që PS të ngjitet në 80 e kusur mandate dhe Vlora të mbetet te 8. E di që vlonjatët i dinë vetë të tëra. I siguroj të tërë në Vlorë, Selenicë, Himarë, që nëse në këto vite është bërë për Vlorën sa çnuk është në tërë vitet e marra së bashku, në 4 vitet në vijim do bëjmë për Vlorën gjëra që sot duken të pamundura.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


