“Mundësia” me 2 mandate/ Kapri: Kurorëzim i sakrificave, njerëzit besojnë te figurat e reja

14 Maj 2025, 12:50 / POLITIKË ALFA PRESS

“Mundësia” me 2 mandate/ Kapri: Kurorëzim i sakrificave,

Përmes një interviste në Ora News, kandidati për deputet i partisë “Mundësia” Erald Kapri tha se vota për partinë e tij është një moment edhe reflektimi për qytetarët e opozitën.

Kapri: Pritet të përfundojë procesi, por të dhënat dhe trendi tregojnë se do të marrim një mandat shtesë, të dytë. Është një moment gëzimi dhe reflektimi dhe kurorëzimi i sakrificave. Kemi bërë një fushatë të shkëlqyer duke ngritur një projekt politik shumë të mirë.

Kemi qenë një ndër surprizat e këtyre zgjedhjeve, edhe pse kishim një lajm jo të mirë sepse mazhoranca mori një mandat të katërt. Shpresoj që vota për ne të jetë një moment leximi dhe reflektimi për opozitën. Në shumë zona urbane të vendit ne kemi qenë pothuajse çdo herë forcë e tretë. Vota jonë është e lirë dhe te njerëzit që besojnë te figurat e reja në politikë.