
“Njëshat nuk ka regjim që i ndal”/ Elda Hoti reagon pas arrestimit të bashkëshortit: Ata që blenë votat janë të lirë...

Demokratja Elda Hoti ka bërë një postim në rrjetin e saj social Facebook, vetëm pak orë pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Ladi Ndoji.
Policia vendosi në pranga Ladi Ndoji, bashkëshortin e deputetes së PD-së Elda Hoti dhe 25-vjeçarin Amarildo Jushin, pasi akuzohen se i bllokuan rrugën një makine me pretendimin se po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.
Në postimin e saj në rrjetin social, Eld Hoti shkruan se “asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit’.
Hoti hedh akuza ndaj Ulsi Manjës.
“Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm, për çdo tentativë për të frikësuar qytetarët që duan një të ardhme më të mirë.
Këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive.
Ata që blene vota dhe shantazhuan votuesit, janë të lirë dhe po rendin nga qendra në qendër votimi, Aleksander Dodaj, Renuar Kolaj dhe të gjithë kriminelët elektoral, i keni bërë llogaritë gabim”.
Asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit.
Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm, për çdo tentativë për të frikësuar qytetarët që duan një të ardhme më të mirë.
Këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive.
Ata që blene vota dhe shantazhuan votuesit, janë të lirë dhe po rendin nga qendra në qendër votimi, Aleksander Dodaj, Renuar Kolaj dhe të gjithë kriminelët elektoral, i keni bërë llogaritë gabim. Njëshat nuk ka regjim që i ndal
Qytetarë, mos harroni gjithçka ju kanë bërë këto 12 vite.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128