Noka denoncoi se “bandat” kanë “zbarkuar” në Vorë, reagon Celibashi: Nuk ishin përfaqësues të KQZ-së, por qytetarë!

11 Maj 2025, 14:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Noka denoncoi se “bandat” kanë “zbarkuar” në

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë me një deklaratë për mediat nga një nga qendrat e votimit në Vorë.

Celibashi u shpreh se procesi i votimit ka vijuar normalisht dhe deri në këto momente nuk është raportuar asnjë problem sa i përket pajisjeve.

“Bëmë një takim në Vorë për të parë më nga afër ecurinë e procesit në këtë Bashki dhe  nag komunikimet që patë duket që procesi zgjedhor është duke shkuar mirë.  Të paktën për aspektin e përdorimit të teknologjisë nuk ka pasur probleme. Edhe në ato dy tre qendra votimi që vizituam, pamj që nuk kishte asnjë problem. Shpresoj që të vazhdojë kështu edhe për pjesën e mbetur të ditës dhe ky proces të përfundojë me sukses”, tha Celibashi.

I pyetur më tej lidhur me akuzat e bëra nga deputeti demokrat Flamur Noka, i cili më herët me zë dhe figurë denoncoi se në një nga qendrat e votimit në Vorë ka të pranishëm anëtarë të cilët nuk janë të pajisur me bexh nga KQZ.

Celibashi pohoi se nga verifikimet e bëra deri më tani shtetasit e përmendur nga deputeti demokrat nuk ishin përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por qytetarë.

Ndërkohë më tej ai pati dhe një apel për të gjithë kandidatët për deputetë që të qëndrojnë larg qendrave të votimit, ashtu sikurse dhe ligji e thotë, pasi prezenca e tyre mund të sjellë tensione.

“Po e raportuam nëse them kështu edhe anëtarët e KZAZ-së nuk di të them për momentin se mbi çbazë ka ndodhur ai konflikt, por një gjë mund ta them me siguri është me më shumë dobi, e kuptoj edhe gjithë shqetësimin që mund të ketë një subjekt zgjedhor i caktuar të ketë për momente të caktuara, por është më me dobi që përfaqësuesit politikë ti adresojnë këto shqetësime në KQZ.

E kuptoj që në terren situatat nuk mund të përcillen dhe kaq qetë sa ne mund ti shohim nga tavolina e punës tonë. E them me bindje këtë dhe e kam m këshilllë për të gjithë ata përfaqësues politikë dhe veçanërisht për kandidatët për deputetë sa më larg qendrave të votimit. Dhe mund të qëllojë jo pak herë që nisur nga emira nagazhimi i tyre mund të prodhojë pasoja të këqija.

E kam dhe nga pozita, por dhe një këshillë miqësore për të gjithë ata përfaqësues politikë të cilët me atë merakun e tyre shpesh nuk e kuptojnë atë kufirin midis të drejtës së tyre dhe përgjegjësive që kanë. Nga komunikimet që kemi pasur në përgjithësi procesi shkon shumë mirë dhe ndonjëherë kur ka pasur problem prania e përfaqësuesve politikë ka kontribuar për të keq”, tha Celibashi.