
PD denoncon kandidaten e PS në Fier: Bën fushatë te Ministria e Ballukut

Partia Demokratike ka bërë një denoncim për shkelje të ligjit nga kandidatja e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka.
Sipas PD, Zaka ka përdorur faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku, për të zhvilluar aktivitetin e saj fushatues në shkelje të ligjit.
Në një deklaratë të bërë publike, PD theksoi se Zaka ka shkelur periudhën e heshtjes zgjedhore, duke përdorur faqen e ministrisë për të bërë fushatë për zgjedhjet. Ky veprim, sipas PD, shkel nenin 77 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon çdo lloj aktiviteti politik gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore.
Po ashtu, Partia Demokratike theksoi se kjo është një shkelje flagrante e nenit 91 të Kodit Zgjedhor, që ndalon përdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime elektorale.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si çdo institucion tjetër shtetëror, nuk mund të shërbejë si platformë për fushatë elektorale. Këto janë shkelje flagrante të ligjit, për të cilat organet ligjzbatuese duhet të reagojnë menjëherë,” thuhet në deklaratën e PD.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128