PD, lobim 6 milionë dollarë në SHBA/ Leka: Berisha e ka vënë partinë në shërbim të vetes së tij

1 Maj 2025, 21:48 / POLITIKË ALFA PRESS

PD, lobim 6 milionë dollarë në SHBA/ Leka: Berisha e ka

Analisit Martin Leka thotë se kontrata 6 milionë dollarëshe e lobimit të PD në SHBA, tregon se Berisha ka vënë partinë në shërbim të vetes së tij.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se luftën për marrjen e drejtimit të PD, Berisha e bëri për të hequr non gratën.

“Për kontratën e lobimit, tregon edhe një herë që edhe pse Sali Berisha pati thënë dhe ne e kemi paralajmëruar që po vë gjithë arsenalin e partisë në shërbim të vetes së vet, tregon qartë që Sali Berisha, gjithë PD, luftën për të marrë gjithë PD, e bëri në shërbim të heqjes së non gratës së vet dhe familjes së vet. Kjo tregon që PD është thjesht Sali Berisha, asgjë më tepër. Prandaj ka këtë shkarje elektorale famoze, tregon që përveç listave të mbyllura, shumë pak deputetë do marrë më 11 maj. Demokratët vetë do kthjellohen më 12 maj, do e kërkojnë Lulzim Bashën me qiri, për të fituar mbi Edi Ramën. Kjo do të ndodhë”, theksoi ai.

 

Po ndodh...