PS ruan mandatin e pestë/ Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Berat

18 Maj 2025, 15:10 / POLITIKË ALFA PRESS

PS ruan mandatin e pestë/ Përfundon numërimi i votave të

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin e Beratit.

Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e pestë në këtë qark, ndërkohë Partia Demokratike ka mbetur me dy mandate.

Ndërkohë më herët ditën e sotme përfundoi numërimi për votat e Diasporës së qytetit të Elbasanit ku PS ruajti 10 mandate dhe PD 4 mandate. Gjithashtu edhe në Vlorë, PS konfirmoi mandatin e saj të nëntë ndërsa PD mbeti me 3 mandate.

 

Po ndodh...