"Pse i trembet votës dhe garës?!"/ Salianji i përgjigjet Berishës: Shpikni romane me vetëpërjashtime, se kush ka lidhje me krimin do dalë...
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pas akuzave të drejtuara ndaj tij nga kreu i PD, Sali Berisha për “vetëpërjashtimin” për shkak të pretendimeve se ka lidhje me krimin.
Salianji u shpreh se lidhjet e aluduara do të qartësohen me kohën, por pyetja mbetet nëse do të ketë garë të hapur dhe votë të lirë për demokratët.
Ai ngriti pyetjen se kur do të mbahet përgjegjësi për rezultatet e Partisë Demokratike dhe premtimet e dhëna nga lidershipi, ndërsa kritikoi se si mundet një kandidat të përjashtojë një tjetër.
“Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do i qartesojmë, por pyetjet mbeten; a do të ketë garë të hapur? A do të ketë votë të lirë për demokratët? Si do fitojë Partia Demokratike? Kur? A mbahet përgjegjësi për rezultatet dhe premtimet? A mundet një kandidat të përjashtojë kandidatin tjetër”, shkroi ai.
Ai u shpreh se në mungesë të garës “shpiken romane me vetëpërjashtime” dhe theksoi se ky akt nuk ka ndodhur me të, por nënvizoi se ka qenë dhe është pjesë e PD me kontribut dhe sakrifica deri në burg politik.
“Se në mungesë të garës, shpiken romane me “vetëpërjashtime”. Unë nuk jam vetëpërjashtuar nga askund. Përkundrazi, kam qenë dhe jam pjesë e Partisë Demokratike, me kontribut, sakrifica deri në burg politik, me përballje reale dhe fitore për demokratët! Problemi nuk është kush “përjashtohet”, por pse nuk lejohet gara, se Sali Berisha apo kushdo tjetër mund të thotë çfarë të dojë për mua, por nuk mund të shmangë pyetjen kryesore: pse i trembet garës?Unë kërkoj vetëm një gjë: rregulla dhe votë, këtë kërkojnë demokratët, shoqëria dhe partnerët! Pjesa tjetër është propagandë për të mbuluar frikën”, u shpreh Salianji.
Reagimi i plotë i Salianjit:
Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do i qartesojmë, por pyetjet mbeten; a do të ketë garë të hapur? A do të ketë votë të lirë për demokratët? Si do fitojë Partia Demokratike? Kur?
A mbahet përgjegjesi për rezultatet dhe premtimet?
A mundet një kandidat të përjashtojë kandidatin tjetër?
Se në mungesë të garës, shpiken romane me “vetëpërjashtime”.
Unë nuk jam vetëpërjashtuar nga askund. Përkundrazi, kam qenë dhe jam pjesë e Partisë Demokratike, me kontribut, sakrifica deri në burg politik, me përballje reale dhe fitore për demokratët!
Problemi nuk është kush “përjashtohet”, por pse nuk lejohet gara, se Sali Berisha apo kushdo tjetër mund të thotë çfarë të dojë për mua, por nuk mund të shmangë pyetjen kryesore: pse i trembet garës?
Unë kërkoj vetëm një gjë: rregulla dhe votë, këtë kërkojnë demokratët, shoqëria dhe partnerët!
Pjesa tjetër është propagandë për të mbuluar frikën.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128