“Nisin së shpejti fluturimet nga Aeroporti i Kukësit”, Rama batuta nga Vlora: Solla edhe certifikatën e regjistrimit se më thonë është Photoshop

8 Maj 2025, 12:49 / POLITIKË ALFA PRESS

“Nisin së shpejti fluturimet nga Aeroporti i Kukësit”,

Po kryhet sot fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.
Në fjalën e tij nga Vlora, Rama ka dhënë lajmin e mirë në lidhje me aeroportin e Kukësot.
Ai u shpreh se së shpejti do të nisin fluturimet nga ky aeroport.

Edi Rama: Ka nga ata që thonë se fluturimi i sotëm është fake dhe ky aeroport do të mbetet si Kukësi.

Dua të zbuloj një surprizë, po është e vërtetë që aeroporti i Kukësit ka pasur problematikat e tij për të siguruar operatorët dhe me pistën e uljes.

Siç ndodhi me aeroportin e Tiranës, që ishte një nga aeroportet më të shtrenjtë të Europës.

Një kompani e re shqiptare do të nisë së shpejti në aeroportin e Kukësit, për të mos i ndalur më.

“Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare, këta dy avionë do të jenë avionët e krenarisë tonë të përbashkët.
Për ta vërtetuar kam sjellë me vete edhe certifikatën që mos më thonë është Photoshop, është regjistruar që në muajin janar, por po punohet për sigurimin e avionëve.

Capture
Capture

Po ndodh...