
"Bishti tund qenin"/ Edhe pse nuk ka ndodhur gjë në Shqipëri, rëndësi ka çfarë thotë televizori!

Presidenti në detyrë i SHBA-ve kapet në skandal seksual, pikërisht dy javë përpara zgjedhjeve. Conrad Brean, një ekspert i njohur i marrëdhënieve dhe manipulimit publik, thirret nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit për të krijuar një fabul dhe një narrativë për të tërhequr vëmendjen nga skandali presidencial, duke qenë se Presidenti është shumë keq me sondazhet e fundit. Eksperti i PR-it vendosë të shpikë një luftë të rreme me Shqipërinë, luftë e cila, në të vërtetë, do të ndodhë vetëm në media dhe do të “transmetohet” vetëm në televizor, me shpresën se do të largojë vëmendjen nga skandali dhe do të mobilizojë votën për presidentin. Brean kontakton një producent të Holliwudit, Stanley Motss, për të “krijuar” fabulën dhe narrativën e luftës me të gjithë tmerret e saj. Është e kuptueshme që mashtrimi fillimisht funksionon derisa CIA e zbulon, mirëpo fabula në sondazhe.
Ky është, pak a shumë, subjekti i filmit “Wag the dog”, i cili është realizuar dhe luajtur mjeshtërisht nga Dustin Hoffman dhe Robert De Niro në vitin e largët 1997, mirëpo disa ekspert të marrëdhënieve publike dhe të komunikimit publik dhe politik e kanë marrë atë si model se si media ka aftësi për të krijuar realitete që mund të ndikojnë në perceptimin e mendjeve të njerëzve, duke e fshehur të vërtetën përballë një gënjeshtre “agresive”.
Filmi është një mrekulli për të kuptuar se si funksionon imazhi dhe manipulimi publik në një botë ku më shumë se vërtetësia e informacionit, ka rëndësi imazhi dhe mesazhi që i transmetohet një publiku pasiv, i cili është i bombarduar përditë nga media, ndërkohë që është i “pafuqishëm” të ketë një pjesëmarrje aktive dhe i ngelet të hajë vetëm kokoshka përpara ekranit të vogël.
Në këtë realitet të madh, Shqipëria është një skaj i vogël dhe krejt i parëndësishëm për pjesën tjetër të globit, por edhe ajo, ngjashëm si çdo vend tjetër, përfshi dhe vetë SHBA-të, është nën diktatin mizor të imazhin, të propagandës dhe të asaj se çfarë vjen prej manipulimit mediatik.
Idioma “Wag the dog” që në shqip mund të përkthehet si “bishti që tund qenin” i referohet një situate ku diçka më pak e fuqishme kontrollon diçka më të madhe apo më të rëndësishme, ndërsa shprehje të tilla shqipja ka pafund.
Tek “Wag the dog” ka një skenë, ku ndërsa është zbuluar i gjithë komploti, një ndër agjentët e CIA-as i thotë regjisorit holliwudian, se nuk ka asnjë luftë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, ndërkohë që ai i përgjigjet: “Luftë vërtet mund të mos ketë, por shih se çfarë thotë televizori.”

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128