Norvegjia e pasigurt, kërkon bashkëpunim përballë një Rusie në ringritje

8 Maj 2025, 16:07 / BOTA ALFA PRESS

Norvegjia e pasigurt, kërkon bashkëpunim përballë një

Norvegjia deklaroi të enjten se do të kërkojë të forcojë bashkëpunimin me fqinjët nordikë dhe aleatët kryesorë evropianë për të qenë më të sigurt përballë një Rusie në ringritje dhe pasigurisë nga qëndrimi i SHBA-së me vendet e Europës.

Fokusi i strategjisë së re të sigurisë kombëtare ishte në forcimin e aleancës ushtarake së NATOS-s.

Pasi marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Evropës kanë ndryshuar së fundmi edhe me politikat tregtare të cilat kanë gjeneruar pasiguri ne marrëdhëniet transatlantike thuhej në dokument.

Në strategjinë ë re të Norvegjisë ajo thekson se do të mbetet e përkushtuar ndaj marrëdhënieve të saj me SHBA-në, por prioriteti i saj do të forcimi i marëdhënieve me vendet si Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Poloninë, si dhe me vendet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, tha qeveria.

Norvegjia, një anëtare themeluese e NATO-s por jo një anëtare e BE-së, është jashtë forumeve të udhëhequra nga BE-ja për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Në prezantimin e strategjisë së re Norvegjia theksoi se “Përmes bashkëpunimit tonë, ne do të përpiqemi të sigurohemi që BE-ja plotëson NATO-n”, thuhej në dokument.

Ndërsa kjo iniciativë për sigurinë e saj kombëtare përkoi me 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, gjatë së cilës Norvegjia u pushtua nga Gjermania naziste.