Belind Këlliçi: Punonjësit e OSHEE-së në Tiranë po detyrohen të gjejnë 10 votues për Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha

8 Maj 2025, 18:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Belind Këlliçi: Punonjësit e OSHEE-së në Tiranë

Kandidati i PD-së për deputet në Tiranë, Belind Këlliçi ka denoncuar në rrjetet sociale se punonjës të OSHEE-së në kryeqytet po kërcënohen me vendin e punës për të siguruare vota për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Sipas Këlliçit, punonjësve të OSHEE-së u është dhënë një formular për të siguruar secili nga 10 votues për Hoxhën.

Demokrati gjithashtu ka publikuar edhe numrin e celularit më të cilin punonjësit po telefonojnë qytetarët për të siguruar votën për ministrin, ndërsai  ka bërë thirrje Taks Forcës së SPAK të marrë masa.

“Task Forca e SPAK-ut mund të mjaftohet me këtë denoncim për të hapur një procedim penal, pasi faktet janë të hapura dhe manipulimi i votës skandaloz”, shkruan Këlliçi.

Ky është formulari me të cilin punonjësit e OSHEE-së në Tiranë detyrohen të gjejnë 10 votues për Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Kërcënimi: humbja e vendit të punës.

Dy numrat e telefonit të bashkangjitur janë numrat të cilët telefonojnë votuesit e shënuar në listë për të vërtetuar votën e tyre pro ministrit në detyrë.

Ky patronazhim bëhet në ditën qe po flasim e deri të premten, një ditë para heshtjes zgjedhore.

Task Forca e SPAK-ut mund të mjaftohet me këtë denoncim për të hapur një procedim penal, pasi faktet janë të hapura dhe manipulimi i votës skandaloz.

Çdo vonesë është e pajustifikuar dhe cënuese për procesin zgjedhor.

 

Po ndodh...