“Jam interist dhe Açerbi më bëri të mallëngjehem”, Kasano nuk bën prapakthehu: Barcelona e meritonte finalen

8 Maj 2025, 18:40 / SPORT ALFA PRESS

“Jam interist dhe Açerbi më bëri të

Antonio Kasano nuk kursen kurrë kritikat e tij ndaj Interit, edhe pse pretendon se është një tifoz i zjarrtë i zikaltërve. Ish-sulmuesi prej kohësh kritikon Inzagin dhe lojën e skuadrs së tij dhe pak kohë më parë deklaroi se do të ishte një sezon i dështuar edhe nëse fitonte vetëm Ligën e Kampioneve.

Këtë radhë, duke folur në “Viva El Futbol”, ish-sulmuesi i Italisë ka deklaruar se është emocionuar nga ndeshja e zikaltërve, por ishte gjithmonë i bindur se ajo që e meritonte të shkonte në finale ishe Barcelona.

“Unë rrallëherë emocionohem gjatë një ndeshje, por kjo ishte mes atyre 3-4 që më kanë prekur me të vërtetë. Duke qenë interist, gëzimi ishte i dyfishtë. Unë u mallëngjeva kur shënoi Açerbi, të cilin e njoh mirë dhe e di atë që ka kaluar. Ka qenë një gol i jashtëzakonshëm, alla-Herri Kejn. Jam i lumtur për të dhe Interin.

Fratezi? Nuk e merr askush në konsideratë, askush nuk ia var. Por hyn në Mynih dhe shënon, me Barçën shënoi përsëri, ka diçka speciale.

Mes ndeshjes së parë dhe të kthimit, a e meritoi Interi të kalonte? Sipas meje jo. Edhe të martën, kur Interi ishte 2-0, topin e kishte vetëm Barcelona. Krijoi shumë mund të mbyllej 4-2 për ata. Zomer ka bërë disa pritje jashtë çdo logjike, ajo ndaj Jamal është e pabesueshme, do ta kujtojë për gjithë jetën.

Barcelona ka luajtur më mirë, ka treguar më shumë kurajë, personalitet dhe ka krijuar shumë më shumë raste. Do ta kishte merituar të kalonte. Interi ka shfrytëzuar goditjet standarte dhe ka bërë një ndeshje shumë solide, por edhe u ndihmua nga episodet”, ishte analiza e ish-sulmuesit italian.

 

Po ndodh...