
“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7x7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Koalicioni Euroatlantik përmbylli pasditen e sotme fushatën elektorale në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik Basha theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të koalicionit për drejtësinë e pavarur dhe për institucionin e SPAK-ut.
Ai tha se Koalicioni Euroatlantik është dhe do të jetë pa kushte në mbrojtje të SPAK-ut dhe drejtësisë së pavarur. Basha vuri në dukje se slogani “7x7=313” simbolizon realitetin e dhimbshëm të një Shqipërie të mbytur nga korrupsioni, një fenomen që sipas tij ka rrënuar ekonominë, ka dëmtuar familjet shqiptare dhe ka detyruar rininë të largohet nga vendi.
Basha tha se përmes votës për numrin 4, qytetarët do të fuqizojnë luftën kundër korrupsionit dhe do t’i japin mbështetje të qartë drejtësisë. Ai premtoi se, pas zgjedhjeve, programi i koalicionit do të nisë zbatimin duke çmontuar “kopjet e zbehta piramidale” që, sipas tij, qëndrojnë në themel të korrupsionit dhe frikës nga drejtësia.
Më tej ai bëri thirrje për të dalë në 11 maj që të votojnë numrin 4, për t’i dhënë fuqi drejtësisë dhe t’i japim fund korrupsionit.
Pjesë nga fjala e Bashës
Koalicioni Euroatlantik është dhe do të jetë pa kushte në mbrojtje të SPAK-ut dhe drejtësisë së pavarur. Sepse për ne 7x7=313, nuk është thjesht slogan, është e vërteta e dhimbshme e një Shqipërie që rrënohet nga korrupsioni, e një ekonomie që falimenton nga korrupsioni, e familjeve shqiptare që vuajnë nga korrupsioni, e rinisë shqiptare që largohet nga korrupsioni. Ndaj i kemi shpallur luftë pa kushte deri në shkatërrimin e plotë të korrupsionit shqiptar e të korruptuarve shqiptarë me në krye Edi Ramën. Ndaj, vetvetiu kur themi Koalicioni Euroatlantik, kur themi numri 4, na kuptojnë mbështetje pa kushte për drejtësinë. Ftesa ime, ftesa jonë ndaj çdo shqiptari: dilni më 11 maj këtë të diel, zgjidhni numrin 4, jepini fuqi SPAK-ut t’i japim dërmën korrupsionit. Sepse vetëm kështu programi ynë i shpallur që në 1 qershor do të fillojë të zbatohet, ndërsa kopjet e zbehta piramidale do të shuhen siç shuhen pas çdo fushate, sepse pas tyre qëndron gënjeshtra, në bazë të tyre qëndron mashtrimi, në bazë të tyre qëndron frika nga drejtësisa dhe plani okult për të shkatërruar dhe prerë krahët SPAK-ut. Kjo është dhe arsyeja vëllezër dhe motra, pasioni juaj, zemra që u fut tek kjo fushatë, thirrjeve tuaja iu përgjigj një shumicë e paimagjinueshme shqiptarësh që sot e dinë se Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit. Dhe e dinë edhe formulën matematike, Koalicioni Euroatlantik, baraz luftë kundër korrupsuionit sepse 7x7=313, vetëm me votën për numrin 4.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128