
Në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet në Janinë i moshuari shqiptar

8 Maj 2025, 23:08 / AKTUALITET
Një i moshuar shqiptar është ndaluar sot nga policia greke.
73-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare (Interpol Tirana). Ai akuzohet për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.
Sipas policisë greke, ai kërkohej në Shqipëri prej korrikut të vitit 2022.
Ndalimi i tij u bë në Janinë nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128