Shifra "të çmendura", eksperti i IT: Gati 1 milionë dollarë sponsorizime për fushatën në rrjetet sociale

8 Maj 2025, 23:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Shifra "të çmendura", eksperti i IT: Gati 1 milionë

“991 mijë dollarë është vlera e vërtetë e hedhura nga kandidatët në rrjetet sociale në kuadër të fushatës elektorale”. Kështu u shpreh nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.

Ai renditi forcat politike që kanë paguar më shumë, ku në krye qëndronte Agron Shehaj me 33 mijë dollarë e më pas PD me 20 mijë dollarë.

Sa i përket kandidatëve të PS-së, Kallanxhi deklaroi se kanë zgjedhur mënyrën e reklamimit nëpër portale.

Ndërkohë pedagogu Rezart Prifti u shpreh se vota në teorinë politike është një investim, nuk ka të bëjë me pëlqyeshmërinë.

Borakaj: Fushatë intensive në rrjetet sociale. Vlera të çmendura që kanë paguar. Doli zyrtare që deri para një jave ishin 149 mijë euro të hedhura nga kandidatët në rrjetet sociale.

Prifti: Numri është tjetër. Janë shumë pak.

Prifti: Janë më shumë, jo prisja më shumë. Kaq janë të hedhura vetëm nga emri zyrtar.

Kallanxhi: 991 mijë dollarë është vlera e vërtetë. Dhe vendin e parë deri dje e ka pasur Agron Shehaj me 33 mijë dollarë, PD me 20 mijë dollarë, më pas vjen Jorida Tabaku, që ka paguar edhe nga PD dhe nga emri i saj, Grigels Mucollari. PS ka pasur një trend tjetër, me portale.

Borakaj: Sigurojnë vota nga rrjetet sociale?

Prifti: Kam një mendim që vota në teorinë politike nuk është çështje simpatie. Unë mund të them “je djalë shumë i mirë”, por votën s’të jap dot. Vota në teorinë politike është një investim, nuk ka të bëjë me pëlqyeshmërinë.

 

Po ndodh...