Pëllumb Seferi: 11 Maji, dita kur qytetarët bashkohen për ndryshimin në Tiranë

8 Maj 2025, 23:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Pëllumb Seferi: 11 Maji, dita kur qytetarët bashkohen për

Fushata për zgjedhjet e 11 Majit po kthehet në një festë për qytetarët e Tiranës, dhe në zemër të kësaj atmosfere entuziaste qëndron mbështetja e madhe për kandidatin e Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi.

Në çdo lagje ku ka shkelur, Seferi është pritur me besim dhe shpresë. Ai përfaqëson një model të ri politikani – të përkushtuar, të ndershëm dhe të lidhur ngushtë me hallet dhe aspiratat e qytetarëve.

“11 Maji do të jetë një festë, sepse së bashku mundemi t’i japim Shqipërisë një qeveri që vë qytetarin, familjen, pronën dhe sipërmarrjen në qendër. Vetëm një qeveri e drejtë dhe për të drejtën mund të sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë,” – thekson Seferi në mesazhin e tij për zgjedhësit.

Voto për ndryshimin!
Voto 4!
Voto Pëllumb Seferin!
Voto Koalicionin Euroatlantik!

 

Po ndodh...