
“Fryrja” e administratës/ Rama quan “shpifje” dhe “gënjeshtra” edhe shifrat e INSTAT

Gjatë debatit në emisionin “Top Story”, gazetari Robert Rakipllari e vuri Edi Ramën përballë shifrave të INSTAT që tregojnë “fryrjen” e administratës publike
Gazetari citoi se në vitin 2013 ka patur vetëm 165 mijë punonjës në administratën publike, ndërsa sot, edhe pse ka një rënie drastike të popullsisë, numri i punonjësve në administratë ka shkuar në 185 mijë.
Rama, pasi i konsideroi si fillim shpifje dhe gënjeshtra shifrat e INSTAT, më pas manipuloi duke thënë se në pushtetin ekzekutiv ai nuk i ka rritur numrin e punonjësve, duke shtuar se nuk e di se çfarë ka ndodhur në pushtetin vendor dhe institucionet e pavarura.
Edi Rama: Shpifje! Janë gënjeshtër! Në administratën publike të Shqipërisë punojnë më pak se 90 mijë njerëz, me administratë, me Bashki, me institucione të pavarura. Unë flas për pushtetin ekzekutiv, është më pak se 90 mijë në administratln qëndron dhe diku tek 30 mijë në administratën vendore. Pastaj gjykata, etj. Nuk kemi rritur punonjës të pushtetit ekzekutiv. Tani ça të të them unë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128