“Vizitat e nivelit të lartë tregojnë…”, Rama: A do më japësh shansin të jap version tim, unë e di ç’kam parë…

8 Maj 2025, 22:06 / POLITIKË ALFA PRESS

“Vizitat e nivelit të lartë tregojnë…”, Rama:

Rama tha se kur erdhi në pushtet në Shqipëri nuk kishte asnjë vizitë të nivelit të lartë, ndërsa Duma tha se kjo nuk tregon progesin e një vendi.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nuk është kështu fare, unë flas për periudhën në të cilën qeverisim. Kur morëm detyrën Shqipëria ishte në vend, ku të paktën në 2 vitet e fundit nuk kishte më vizita të nivelit të lartë. Ata që qeverisnin këtu ishin skualifikuar.

Grida Duma: Përparimin e procesit e bëjnë vizitat?

Edi Rama: A më japësh shansin të jap version tim. Nuk kam ardhur t’ju bind ju, por të jap versionin tim. Kur një vend nuk vizitohet në nivele të larta ka një problem., Unë e di çfarë kam parë e çfarë kam dëgjuar në fazën e parë kur ishte krijuar miti komplet fals me tre ligje për statusin, dhe çfarë lloj stigme kishim ne në sytë e tyre. Impresioni që lamë ne në atë tryezë dhe çfarë ata panë, i vunë në një pozicion që të thoshin ne me Shqipërinë mund ta bëjmë shumë më shpejt. Doli dhe Inteligjenca Artificiale që na dha një dorë. Jemi sot në një pozicion optimal, janë të gjitha gjërat bashkë.

 

Po ndodh...