Reagon PS Lezhë ndaj akuzave për shit-blerje votash, Palaj: Nuk ka asnjë provë për këto pretendime

8 Maj 2025, 23:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Reagon PS Lezhë ndaj akuzave për shit-blerje votash, Palaj: Nuk ka

Situata elektorale në qarkun e Lezhës vijon të mbetet e tensionuar. Një tjetër denoncim është dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nga përfaqësues të Partisë Socialiste në Kurbin, të cilët pretendojnë se janë bërë objekt i akuzave dhe lajmeve të rreme, që përfshijnë pretendime për shitblerje votash dhe madje paralajmërime për arrestime të disa prej tyre.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PS Kurbin, Benard Palaj, i cilësoi akuzat si të pabaza dhe pjesë e një fushate për të diskredituar figurat e Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve.

“Po përballemi me shpifje të mirëorganizuara që kanë për qëllim të dezinformojnë opinionin publik dhe të krijojnë panik. Nuk ka asnjë provë për këto pretendime, ndaj i konsiderojmë si sulme politike që synojnë të dëmtojnë fushatën tonë,” deklaroi Palaj

Kryetari i PS Kurbin kërkoi nga institucionet përgjegjëse të hetojnë këto raste dezinformim

 

 

Po ndodh...