“Mitingje me muzikë dhe valle”/ Rama: I dhamë fushatës pamje më njerëzore e më të relaksuar!

8 Maj 2025, 23:05 / POLITIKË ALFA PRESS

“Mitingje me muzikë dhe valle”/ Rama: I dhamë

Përballë autores dhe moderatores Grida Duma, Rama sqaroi pse ka zgjedhur që në këtë fushatë elektorale të ketë këngë dhe valle popullore, teksa gazetarët e “Top Story” evidentojnë se në takimin hapës të fushatës në Tiranë, nga aktiviteti 2 orë e 25 minutësh, 59 minuta ishin muzikë e valle.

Edi Rama: Nuk keni kuptuar asgjë nga pse-ja e atij debati. Arsyeja e atij formati lidhet me atë që ka ndodhur gjatë gjithë fushatës, se e kam diskutuar kur kam qenë në tryezë, duhet të gjejmë një mënyrë që ta bëjmë më të lehtë për njerëzit se sa mblidhu, mbaj fjalime. Njerëzit kur të vijnë nuk duhet vetëm të rrinë aty, por le të shohim se si mund të krijojmë një atmosferë që t’i japë politikës, t’i japë fushatës një pamje më njerëzore, më të relaksuar. Ne i futëm karriget nëpër mitingje, tani i përdorin të gjithë, se edhe kjo ka qenë diskutim thosha pse rrinë të gjithë në këmbë, edhe unë po të isha do më dukej vetja i përdorur. Futëm karriget, hoqëm fytyrat nga rrugët, nga shtyllat, sa më pak billborde, edhe ato që janë vënë, unë kam qenë kundër. U kam thënë mos vini asnjë billboard, mos ta ndotim Shqipërinë, dhe të bëjmë një fushatë sa më të relaksuar. Të gjithë drejtuesit politikë kanë dhënë një mesazh të shkurtër, kanë prezantuar kandidatët, kanë nxjerrë traditat e zonave si këngët apo valleve. Se u shqetësua mjedisi i kënetës mediatike nga tallavaja se gdhihen me Moxartin dhe flenë me Shopenin.

Grida Duma: Por nëse media e gjykon, është kënetë?

Edi Rama: Nuk është për këtë. Këneta mediatike është për shumë arsye. Nëse do bëni një kërkim dhe do merrni orët që konsumoni në këto studio për të folur për Shqipërinë reale dhe problemet, kjo nuk ka lidhje me realitetin.

 

Po ndodh...