Pse u largua nga PD? Agron Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

8 Maj 2025, 22:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Pse u largua nga PD? Agron Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka zbuluar arsyen se pse u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi partinë e tij të re, “Mundësia”.

I ftuar në emisionin Log. në News 24, Shehaj tha se arsyeja ishte pasi partia sipas tij nuk po drejtohej në rrugën e duhur dhe se humbi besimin se do ndodhte ndryshimi brenda PD-së.

“Dola kundër kryetarit duke i pasur të gjithë kundër, sepse isha i bindur se Partia nuk po drejtohen në rrugën e duhur. Humba besimin se do ndodhte ndryshimi brenda PD-së. Aty vendosa të dal nga Partia Demokratike”, tha ai.

Ai sqaroi se fillimish në PD u fut për të sjell ndryshimin aq sa mundej, edhe pse e dinte që nuk ishte “parti e kulluar”.

Më tej ai theksoi se bindja e tij është që “shqiptarëve duhet t’ju hiqet shteti nga kurrizi”.

“Kjo është bindja ime, një shtet me i vogël, më pak taksa, një kapitalizëm i vërtetë, i cila mund ta bëjë shtetin më të pasur”, tha ai.

Shehaj: Kam hyrë në PD për të sjell ndryshimin aq sa mundesha. Luftova në dy drejtime, e para, kundër vjedhjes, korrupsionin, oligarkisë dhe e dyta për të përcjellë vizonin tim. Kam hyrë në 2017 në PD, i vetëdijshëm që nuk ishte perfektë, se kështu ndodh. Në politikë nuk mund të presës të gjesh një parti të kulluar.

Por kam hyrë në PD, i bindur se absolutisht nuk i ishte perfektë kishte nevojë për ndihmën e atyre që nuk ishin të përlyer, që vinin nga një eksperiencë biznesi të papërlyer, të pa lidhur me pushtetin, për të dhënë kontributin tim që PD të bëhej më e mirë dhe më e besueshme.

Lufta brenda për korrupsionin dhe vjedhjen. Binja ime është që Shqipëria ka nevojë për një vizion të djathtë, që do të thotë, shqiptarët nuk kanë nevojë për shtetin, por për tu hequr shtetin nga kurrizi. Dola kundër kryetarit duke i pasur të gjithë kundër, sepse isha i bindur se Partia nuk po drejtohen në rrugën e duhur.

Humba besimin se do ndodhte ndryshimi brenda PD-së. Aty vendosa të dal nga Partia Demokratike, me grup të rinjsh, që besojnë te integriteti, ndershmëria, janë të papërlyer, janë të pakapshëm dhe nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin. Të bindur se shqiptarëve duhet t’ju hiqet shteti nga kurrizi. Kjo është bindja ime, një shtet me i vogël, më pak taksa, një kapitalizëm i vërtetë, i cila mund ta bëjë shtetin më të pasur.

 

Po ndodh...