Trump ndryshon qëndrim: I hapur ndaj uljes së tarifave për Kinën! E mundur një takim i afërt me Xi Jinping

8 Maj 2025, 19:05 / BOTA ALFA PRESS

Trump ndryshon qëndrim: I hapur ndaj uljes së tarifave për

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë për ulje të tarifave ndaj Kinës, duke mos përjashtuar një hap të tillë kur u pyet nga gazetarët.

Ai u shpreh konkretisht: “Janë tashmë në 145%, kështu që e dimë që do të bien.”

Gjatë shpalljes së marrëveshjes tregtare me Britaninë, Trump theksoi gjithashtu se pret që takimet mes delegacioneve të SHBA dhe Kinës këtë fundjavë të zhvillohen në një atmosferë miqësore, duke shtuar se është e mundur të realizohet së shpejti edhe një takim personal me presidentin kinez Xi Jinping.

Në veçanti, Trump tha se pret që të ketë negociata të rëndësishme tregtare midis dy vendeve gjatë fundjavës, duke theksuar se tarifat nuk mund të rriten më tej: “Nuk mund të shkojnë më lart. Janë tashmë në 145%, kështu që e dimë që do të bien,” deklaroi ai. “Mendoj se do të jetë një takim shumë miqësor. Ata mezi presin ta bëjnë në një mënyrë elegante.”

Ndërkohë, Trump sqaroi se tarifa bazë prej 10% që administrata e tij ka vendosur pothuajse për të gjitha vendet e botës mbetet në fuqi, pavarësisht shpalljes së marrëveshjes së parë bilaterale tregtare të qeverisë së tij po atë ditë.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se tarifa prej 10% është një nivel i ulët dhe se qëllimi i saj është, ndër të tjera, të korrigjojë “praktikat abuzive tregtare të së kaluarës”.

 

Po ndodh...