
Finalja PSG-Inter në Mynih thyen një “traditë” 21-vjeçare, asnjë skuadër nga Spanja, Anglia dhe Gjermania

Finalja e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Interit, e cila do të luhet më 31 maj në Allianz Arena të Mynihut, shënon një moment historik për futbollin evropian: për herë të parë pas 21 vitesh, në aktin final të kompeticionit më prestigjioz për klube nuk do të jetë e pranishme asnjë skuadër nga tre kampionatet më të fuqishme, Premier League, Bundesliga dhe La Liga.
Për të gjetur një rast të ngjashëm, duhet të kthehemi pas në kohë, më 26 maj 2004, kur Porto i José Mourinhos mposhti Monacon 3-0 në finalen e zhvilluar në Gelsenkirchen – një tjetër qytet gjerman.
Që atëherë, finalet e Champions League janë dominuar nga skuadrat spanjolle, angleze dhe gjermane, me Spanjën që ka fituar 10 trofe që nga viti 2005, Anglinë me 5, Gjermaninë me 2 dhe Italinë gjithashtu me 2 tituj: Milanin në vitin 2007 dhe Interin në vitin 2010.
Finalja e këtij viti do të jetë një rikthim në elitë për PSG-në, që kërkon titullin e parë në histori, ndërsa Interi synon të përsërisë suksesin e 2010-ës, kur mposhti Bayernin 2-0 në Madrid.
Finalet e Champions League nga 2004 deri më sot:
2004/05: Liverpool – Milan
2005/06: Barcelona – Arsenal
2006/07: Liverpool – Milan
2007/08: Chelsea – Manchester United
2008/09: Barcelona – Manchester United
2009/10: Inter – Bayern Munich
2010/11: Barcelona – Manchester United
2011/12: Bayern Munich – Chelsea
2012/13: Bayern Munich – Borussia Dortmund
2013/14: Real Madrid – Atletico Madrid
2014/15: Barcelona – Juventus
2015/16: Real Madrid – Atletico Madrid
2016/17: Real Madrid – Juventus
2017/18: Real Madrid – Liverpool
2018/19: Liverpool – Tottenham
2019/20: Bayern Munich – PSG
2020/21: Chelsea – Manchester City
2021/22: Real Madrid – Liverpool
2022/23: Manchester City – Inter
2023/24: Real Madrid – Borussia Dortmund

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128