Presidenti i PSG: Na mungon dhe një ndeshje, nuk kemi përfunduar ende!

8 Maj 2025, 20:37 / SPORT ALFA PRESS

Presidenti i PSG: Na mungon dhe një ndeshje, nuk kemi përfunduar ende!

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka shprehur entuziazmin dhe besimin e tij për finalen e shumëpritur të Champions League kundër Interit, duke theksuar vendosmërinë e klubit për të bërë histori.

“Na mungon edhe një ndeshje … nuk kemi përfunduar ende,” tha Al-Khelaifi për CBS Sports, duke lënë të kuptohet se fokusi i ekipit është maksimal drejt sfidës përfundimtare.

“Besojmë te trajneri ynë dhe te lojtarët tanë: te talentet tona, të rinj dhe të uritur për sukses. Luftojnë për skuadrën, japin gjithçka për fanellën, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme – për qytetin, për klubin.”

Në të njëjtën linjë me presidentin, trajneri Luis Enrique konfirmoi se objektivi i PSG-së ka qenë i qartë që nga dita e parë:

“Kam thënë që nga fillimi se qëllimi ynë ishte të punonim fort për të qenë në gjendje të shkruajmë historinë, dhe ky mbetet ende objektivi ynë.”

 

Po ndodh...