“Votoni për të ndëshkuar ata që vodhën të ardhmen tuaj”, Basha mesazh socialistëve: Vota për Koalicionin Euroatlantik është votë kundër korrupsionit, votë për Shqipërinë

8 Maj 2025, 21:04 / POLITIKË ALFA PRESS

“Votoni për të ndëshkuar ata që vodhën të

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në mbylljen zyrtare të fushatës elektorale u shpreh se vota për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 është një votë pro SPAK dhe kundër korrupsionit. Ai iu drejtua socialistëve duke u thënë se Edi Rama u solli Ahmetajn dhe Veliajn, duke ndërtuar zgjedhën e një grushti të vogël përballë një pjese të madhe të shoqërisë që heqin paratë e bukës së gojës, ndërsa të korruptuarit e pushtetit i mykin paratë në bodrume.

"Refuzojini, jo duke mos dalë për të votuar, por duke dalë dhe duke i ndëshkuar me votë, votoni edhe ju Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, sepse është votë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me votën tuaj, që kanë abuzuar me besimin tuaj, që kanë abuzuar me të ardhmen e fëmijëve tuaj. Është votë pro SPAK dhe kundër korrupsionit, është votë për Shqipërinë." - u shpreh Basha.

Më poshtë pjesë nga fjala e Lulzim Bashës

Ju solli Arben Ahmetajn, ju solli Lali Erin dhe korrupsionin me tragjedinë e tërmetit. Ju që hiqni paratë nga buka e gojës për të shkolluar fëmijët tuaj, si mund ta pranoni për herë të katërt zgjedhën e një grupi njerëzish që vetëm ju vjedh, ju poshtëron, të cilët i mykin paratë në bodrume, ndërsa ju nuk keni mundësi asnjë javë të bëni pushime. Refuzojini, jo duke mos dalë për të votuar, por duke dalë dhe duke i ndëshkuar me votë, votoni edhe ju Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, sepse është votë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me votën tuaj, që kanë abuzuar me besimin tuaj, që kanë abuzuar me të ardhmen e fëmijëve tuaj. Është votë pro SPAK dhe kundër korrupsionit, është votë për Shqipërinë.

 

Po ndodh...