“Koalicioni Euroatlantik ka 55 kandidatë ish-të përdnejkur, pronarë dhe sipërmarrës”, Basha: Kandidatët e numri 4 nuk i bashkon halli personal apo frika nga SPAK

8 Maj 2025, 20:50 / POLITIKË ALFA PRESS

“Koalicioni Euroatlantik ka 55 kandidatë ish-të përdnejkur,

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në fushatën përmbyllëse në Tiranë, ka theksuar se Koalicioni Euroatlantik vjen në 11 maj me një ekip e ekipit të pastër.

Basha tha se në listën e Koalicionit Euroatlantik, janë 55 kandidatë të përndjekur politikë ose pasardhës të të përndjekurve nga regjimi i Enver Hoxhës.

Ai gjithashtu tha se numri 4 ka pronarë dhe sipërmarrës, që janë shembuj të sipërmarrjes së lirë shqiptare, artistë dhe ikona të sportit të rinj.

“Është Shqipëria e punës, Shqipëria e nderit, Shqipëria e të ardhmes me 140 individ të pastër, të kulluar, punëtorë dhe mbi të gjitha luftëtarë jo për veten e tyre, por për Shqipërinë, për shqiptarët” – tha ai.

Sipas Bashës, ky ekip është ndryshe nga kundërshtarët që sipas tij, mblidhen për të mbrojtur interesa personale ose për të ruajtur pushtetin. Ai shtoi se ndryshe nga ata, kandidatët e Koalcionit Euroatlantik nuk i bashkuon hallet personale të askujt, por nga vullneti për të sjellë drejtësi dhe për të çliruar vendin nga e keqja që e ka përfshirë.

Pjesë nga fjala e Bashës

Ekipi ynë ka 55 kandidatë të përndjekur politik, ose pasardhës të të përndjekurve politik të regjimit të enver Hoxhës. Ekipi ynë ka në gjirin e vet dhjetëra pronarë dhe përfaqësues pronarësh, ekipi ynë ka sipërmarrës të vlerave, sipërmarrës të cilët kanë çarë me djersën e tyre dhe janë shembulli i sipërmarrjes së lirë shqiptare, i sipërmarrjes së ardhshme shqiptare. Ekipi ynë ka familjarë të mrekullueshëm, prindër të mrekullueshëm që sakrifikojnë njësoj si çdo familje e ndershme shqiptare për fëmijët e tyre.

Besimtarë të zotë, njerëz të vlerave, ekipi ynë ka numrin më të madh të të rinjve shqiptarë, ka moshën më të re të kandidatëve. Ekipi ynë ka shkencëtarë, artistë, ikona të sportit, ekipi ynë është Shqipëria e punës, Shqipëria e nderit, Shqipëria e të ardhmes me 140 individ të pastër, të kulluar, punëtorë dhe mbi të gjitha luftëtarë jo për veten e tyre, por për Shqipërinë, për shqiptarët.

Ndryshe nga ata që kërcejnë valle nga beleja dhe mblidhen për aferat e të parit të tyre ne qeveri.

Ndryshe nga të tjerët që duan t’i hynë patjetër në zemër liderit legejendar për t’u futur në listën e mbyllur, apo për të mbrojtur hallet e tij personale. Ne nuk na bashkojnë hallet personale të asnjërit, asnjërit prej nesh nuk na bashkon frika nga drejtësia, ne nuk na bashkojn asnjë mëkat, ne na bashkon vetëm na bashkon vullneti që me Zotin dhe shqiptarët ta çlirojmë këtë vend nga e keqja, e t’i japim të ardhmen që meriton çdo familje e ndershme shqiptare.

 

Po ndodh...