Aksioni i SPAK në Shkodër/ Policia: Sekuestruam para, tollona nafte dhe lista me emra qytetarësh

8 Maj 2025, 20:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksioni i SPAK në Shkodër/ Policia: Sekuestruam para, tollona nafte

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksionin e sotëm të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Shkodër dhe Vaun e Dejës ku u godit shtabi elektoral i PSD-së së Tom Doshit për krime zgjedhore.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Premtimi”, në bashkëpunim me BKH-në, kanë zbatuar vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve.

Si rezultat i kontrolleve raportohet se janë sekuestruar celularë, para, tollona karburanti dhe lista me emra qytetarësh që u janë gjetur 6 shtetasve për të cilët kishte vendim kontrolli.

Mes kontrolleve të ushtruara ka qenë edhe një automjet në pronësi të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Duket se paratë dhe tollonat e karburantit u ofroheshin qytetarëve në këmbim të votës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

“Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;
-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;
-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;
-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;
-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;
-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.” – njoftojnë autoritetet.

Policia thotë se hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.

 

 

Po ndodh...