
Tërbimi i Barcelonës, katër polemikat me Marçiniak

Deklaratat e tij shkaktuan një valë ankesash nga anëtarët e stafit të Barcelonës në lidhje me arbitrimin e Marçiniak. Janë të paktën katër vendime të gjyqtarit polak që kanë tërbuar Barcelonën dhe kanë shkaktuar një valë zemërimi.
DORA E AÇERBIT – Në minutën e 26-të, Barcelona u ankua për një prekje të dyshuar të topit me dorë nga Açerbi në zonën e rreptësisë së Interit. “Italiani e ka krahun në pozicion penalltie, shumë të hapur, por topi i godet shpatullën. Nuk është penallti”, deklaroi Pavel Fernandez në programin “European Scoreboard” të Radio “MARCA”-s. Në fakt, të pakta ishin gjasat që VAR të kthente vendimin e kryesorit. Ndonëse te Barcelona pretendojnë të kundërtën, duke sqaruar se së paku gjyqtarit i duhej dhënë mundësia ta shihte vetë aksionin në ekranin në fushë.
PENALLTIA E KUBARSIT – Pa dyshim, një nga momentet kyçe të takimit që e çoi rezultatin në 2-0 për Interin. Në minutën e 43-të, Marçiniak tregoi me gisht nga pika e penalltisë, pasi pa në monitor një ndërhyrje të Kubarsit ndaj Lautaros. Në fillim, polaku nuk kishte vendosur asgjë, por “VAR”-i e paralajmëroi atë që ta rigjykonte situatën. Në fund, ai akordoi penallti për Interin, por bashkë me këtë vendim ka marrë dhe jo pak kritika. Pavel Fernandez tha në Radio “MARCA”: “Pasi pashë 80 përsëritje, nuk shoh asnjë kontakt të drejtpërdrejtë midis mbrojtësit dhe sulmuesit. Ndërhyrja e VAR-it ishte e pasaktë. Nuk është penallti”. Edhe Arsen Venger ka qenë kundër penalltisë në favor të Interit.
“PENALLTIA” NDAJ JAMAL – Në minutën e 70-të, Marçiniak tregoi me gisht nga pika e penalltisë, pasi Lamin Jamal u rrëzua në buzë të zonës. I paralajmëruar nga “VAR”, polaku e ndryshoi vendimin e tij dhe, duke treguar se kishte qenë një rezultat i ngushtë, e nxori aksionin jashtë zonës. Në këtë rast, vendimi i marrë nga gjyqtari shumë i saktë, duke mos akorduar penallti.
FAULLI I MUNDSHËM NË GOLIN E AÇERBIT – Në minutën e 93-të, Barcelona protestoi se goli i Açerbit erdhi nga një faull i Dumfris nga Gerard Martin. “Goli i Açerbit është i rregullt, sepse Dumfris nuk i shkaktoi asnjë faull mbrojtësit të katalanasve, Gerard Martín, në fillim të lojës”.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128