Zgjidhet Papa i ri, kardinali amerikan është i fiksuar pas sportit të…

8 Maj 2025, 21:19 / BOTA ALFA PRESS

Zgjidhet Papa i ri, kardinali amerikan është i fiksuar pas sportit

Kardinali amerikan Robert Provost është zgjedhur sot si Papa i 267 në historinë e Kishës Katolike Romane, i pari me prejardhjen nga një vend në Amerikën e Veriut. Dhe ashtu si paraardhësi tij, Papa Françesku, ai raportohet se është i dhënë pas sportit.

Por jo ndaj futbollit siç ka ndodhur rëndom. Në mediat italiane, persona të afërt me Atin e Shenjtë, tregojnë se 69-vjeçari i sapozgjedhur duke mbartur emrin Papa Leon XIV, është mjaft i apasionuar ndaj sportit të tenisit.

Ai ka qenë një tenist amator në rininë e tij dhe nuk i është ndarë këtij sporti, duke e praktikuar vazhdimisht deri kohët e fundit.

Në Itali bëjnë të ditur se Prevost, pasi u bë kardinal, shprehu hapur keqardhjen e tij pasi nuk kishte më kohë që të praktikonte këtë sport siç dëshironte.

“E cilësoj veten amator, por që kur jam larguar nga Peruja, kisha pak raste që të stërvitesha. Ndaj pres me padurim të kthehem në fushë”, ishin fjalët e tij në një intervistë pak kohë më parë.

 

Po ndodh...