
Shqiptarët drejt kutive të votimit! Sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 11:00

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 11:00 ka qenë 16.83%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2603 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 291751 nga 1733981 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 11:00, përqindja e votuesve ka qenë 20.81%.
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 10:00 ka qenë 13.54%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 1983 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 179346 nga 1324516 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 10:00, përqindja e votuesve ka qenë 16.66%.
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 09:00 ka qenë 4.84 %.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 976 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 31939 nga 659620 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 09:00, përqindja e votuesve ka qenë 8.03%.
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 08:00 ka qenë 1.81%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 937 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani është votuar 11601 nga 641108 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 08:00, përqindja e votuesve ka qenë 3.37%.
Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.
Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128