
U kap në shkelje të Kodit Zgjedhor/ Reagon Luan Baçi pranon hyrjen në qendrën e votimit

FIER- Kandidati i PD në Fier, Luan Baçi ka reaguar pasi u kap teksa hyri në qendër votimi, në shkelje të plotë me rregulloren e Kodit Zgjedhor.
Ky veprim u komentuar edhe nga ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, i cili tha se është totalisht i papranueshëm dhe i dënueshëm. Sipas tij, kjo sjellje e kandidatëve e dëmton procesin.
“Ne Fier patronazhistet vazhdojne me “detyrat” e tyre speciale. Te porta e cdo institucioni qe jane te ngrijtura QV, qendrojne pa asnje autorizim 50 m nga QV dhe kapin qytetaret duke i orjentuar per votim.
Gjitheashtu ” vezhguesit” e PS mbajne shenim nje per nje, emrat e qytetareve qe votojne dhe i pyesin per adresat e tyre, duke ju kerkuar dhe info per komshinjte dhe njerezit e afert, gje e cila eshte e ndaluar me ligj!
KJO eshte arsyeja, pse une kam hyre ne disa QV dhe i kam informuar se kjo eshte shkelje e ligjit!
Ne pergjigje kjo te interesimit te disa mediave!
Video e bere ne keto momente, te lgj Kryengrijtja e Fierit, te Çerdhja nr 3!”, shkruan ai.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128