
Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

Për herë të parë në Shqipëri 245 mijë votuesve nga diaspora i është dhënë mundësia të votojnë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa shumica e tyre është depozituar.
Procesi u shoqërua me problematika, pasi forcat politike ngritën pretendimin se operatori postar i shpërndarjes edhe pse i financuar në vlerën e 10 milion eurove po neglizhon procesin e shpërndarjes, kryesisht në shtetin fqinj të Greqisë.
Të gjithë emigrantët të cilët nuk arritën të tërhiqnin zarfin deri më datë 8 maj, operatori i shpërndarjes i ka kthyer sërish në Shqipëri pranë magazinave të KQZ, ndërsa votat të cilat nuk futen në territorin shqiptar brenda orës 19:00 të kësaj të diele, konsiderohen të pavlefshme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta nisë numërimin e votave të diasporës në të njëjtën kohë që do të nisë numërimi sipas qarkut respektiv.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128