ZGJEDHJET 2025/ Celibashi raporton problematikat: Procesi vijon normalisht

11 Maj 2025, 11:23 / POLITIKË ALFA PRESS

ZGJEDHJET 2025/ Celibashi raporton problematikat: Procesi vijon normalisht

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi në një deklaratë për mediet ka dhënë detaje lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor deri në orën 11:00.

Celibashi bëri me dije se të gjitha qendrat zgjedhore janë të hapura dhe procesi po vijon rregullisht. Ai vuri në pah edhe disa problematika.

Më lejoni tu përcjell disa informacione. Nuk kemi për momentin asnjë qendër të bllokuar. Nga përpunimi i informacionit janë 8% e qendrave të hapura me vonesë të cilat janë hapur ndërmjet orës 07:00 deri në orën 08:00. 5% e QV rezulton se nuk kanë qenë të pranishëm anëtarët e KZAZ. Vlen të theksot se në momentin kur procesi është hapur, në të gjitha qendrat kanë qenë prezentë vëzhduesit e partive politike dhe të tjerë. 5% e QV janë shkaktuar vonesa nga anëtarët, apo nga njerëz që nuk janë dashur të jenë aty. Ka ndërhyrë KQZ dhe pastaj situata është normalizuar. Kemi një raportim të personave me aftësi të kufizuar. Kemi 21% të rasteve ku këta persona nuk janë asistuar sipas procedurave të KQZ. Pasi ka filluar procesi kemi patur në 6% të QV ndërprejreje të procesit. Situata është stabilizuar me ndërhyrjen e inspektorëve të KQZ. Kemi një raportim se në 5% të QV kemi mos respektim të distancës, duke qendruar rreth e qark ambinteve. Ështët një informacion i para 40 minutash. Sa i përket idnetifikimit elektronik na rezulton vetëm 4 QV pa operator në Dropull. Në përgjithësi rezulton se tejet problematikave të orës së parë, ku tashmë jemi mësuar me debatet pavlerë, procesi vlerësohet se ka filluar normalisht dhe vijon normalisht. Ak një rast ku pretendohet ëpr presion dhe intimidim, ka disa raportime edhe nga stafi ynë në terren, të të dy krahëve mbi prezencë të kandidatëve për deputetë në QV. Dikush edhe për të vëzhduar. Ne kemi adresuar thirrjen publike që kandiatët për deputetë nuk mund të jenë vëzhgues gjatë votimit, e kanë këtë të drejtë gjatë numërimit. Sa i përket votimit elektronik, rqaportimetq ë kemi marrë prej orës 07:00 tregon se procesi po vijon normalisht”, tha Celibashi.

Lidhur me kërkesën e PS Vlorë për shtyrje të afatit të votimit për shkak të “Giro d’Italia”, Celibashi tha se i takon komisionit rregullator ta vendosë.

“Kemi marrë një kërkesë. Është kompetencë e komisionit rregullator për të vendosur këtë kërkesë. Nëse ata vlerësojnë se duhet shtyrë afatin e vendosin ata”, tha Celibashi.