Selena Gomez i jep fund thashethemeve për tradhtinë e Benny Blanco

11 Maj 2025, 12:47 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Selena Gomez i jep fund thashethemeve për tradhtinë e Benny Blanco

Selena Gomez e ka zgjedhur mënyrën më të qetë – por më të fortë – për t’iu përgjigjur spekulimeve rreth një “drame dashurie” në jetën e saj. Pas thashethemeve që qarkullonin në rrjete sociale, të cilat aludonin për një krizë mes saj dhe Benny Blanco, këngëtarja i ka dhënë fund gjithçkaje me një postim nostalgjik në Instagram.

Në mesin e fotove me miqtë e vjetër, vëmendjen e mori një imazh me Theresa Marie – yllin e OnlyFans me të cilën u përfol për një lidhje të mundshme të Benny-t. Por për Selenën, gjithçka është shumë më e thjeshtë: kujtime të bukura, momente të sinqerta, dhe zero dramë.

Theresa dhe Selena janë mike të ngushta që nga viti 2019, dhe postimi duket si një mesazh i qartë se nuk ka vend për xhelozi, as për ndarje. Madje, pak ditë më parë, Selena foli me dashuri për lidhjen e saj me Benny Blanco, duke rrëfyer se ai i riktheu ndjesinë e të qenit e dashuruar pas një boshllëku emocional që zgjati pesë vjet.

“Kur e putha, ndjeva diçka ndryshe. Nuk më kishte ndodhur prej shumë kohësh”, tha ajo në podcast-in “Table Manners”.

Dashuria e Selenës, ndryshe nga dramat që i veshin të tjerët, duket se është e qetë, e vërtetë dhe e vendosur të mos ndalet nga thashethemet.