Skandal në Eurovision: Norvegjezët votuan Kroacinë, iu kthye mesazh për Izraelin!

14 Maj 2025, 11:46 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Skandal në Eurovision: Norvegjezët votuan Kroacinë, iu kthye

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025.

Mediat norvegjeze raportuan se shumë qytetarë që votuan për Kroacinë (numri 14) morën një mesazh ku falënderoheshin për votën për… Izraelin!

“Faleminderit që votuat për Izraelin! Mund të votoni deri në 20 herë…”, thuhej në mesazhin e kthimit.

Ironikisht, Izraeli nuk ishte pjesë e kësaj gjysmëfinaleje – do të performojë të enjten në të dytën.

EBU sqaroi më vonë se gabimi ishte vetëm në mesazhin informues, ndërsa votat për Kroacinë janë regjistruar saktë dhe nuk ka pasur ndikim në rezultatet finale.

Gjithsesi, ky incident ndezi dyshime dhe reagime të shumta në rrjete sociale.

Po ndodh...