Katastrofa e PD, Andoni: Nuk mund ta shuajmë opozitën vetëm se Berisha qëndron aty me çdo kusht!

14 Maj 2025, 13:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Katastrofa e PD, Andoni: Nuk mund ta shuajmë opozitën vetëm se

Partia Socialiste pas përfundimit të numërimit të votave brenda vendit në zgjedhjet parlamentare më 11 maj, dhe teksa pritet të mbyllet dhe numërimi i votave të Diasporës është forca që  ka fituar 83 mandate në Kuvend.

Për analistin dhe gazetarin Ben Andoni ky rezultat shkoi përtej parashikimit të gjithkujt për këto zgjedhje.

“Kjo dëshmoi se kjo makineri elektorale triumfoi pavarësisht të gjitha problematikave që shfaq si qeveri.

Nga ana tjetër opozita në vend që të mësoje nga kjo makineri elektorale, të dijë se si t’i afrohet publikut, e la këtë makineri të funksionojë siç di ajo, me agresivitet, cinizëm por që gjithsesi u tregua rezultateve, dhe si përfundim fituesi nuk gjykohet.

Unë dyshoja që z. Basha do mund të hynte në Parlament, ka bërë shumë eksperimente në dy vitet e fundit, pacaka se në dy muajt e fundit ka mbajtur qëndrime shumë të mira ndaj së djathtës.

z. Lapaj, Qorri, Shehaj kanë kohë që i kanë nisur fushatat e tyre me shumë agresivitet ku në shënjestër kishin elektoratin gri, ndërkohë që z. Berisha nuk arriti ta lexonte këtë.

Partia Socialiste ka pak rrjedhje votash por kjo është e kuptueshme se duke pasur kaq shumë pushtet do krijonte pakënaqësi tek publiku. Por nga ana tjetër z. Rama me këto zgjedhje realisht e ka freskuar partinë e tij.

Për opozitën jam i zhgënjyer ky ata figura të pëlqyera u futën në listat e hapura në vend që të ishte ndryshe.

Shqetësimi tashmë është shumë i madh sidomos në Tiranë ku betejat mund t’i liheshin disa personave të tjerë që kanë akoma për të luftuar për të qenë pjesë e Kuvendit.

Kjo pasi mënyra se si po trajtohet z. Rama po kap nivelin e kultin dhe kjo i bën dëm edhe vetë z. Rama dhe e vetmja gjë që i mungon kësaj është e ardhmja e demokracisë shqiptare.

Një pjesë e madhe e botës së medias sot, apo intelektualëve shqiptarë duhet të shikojnë mënyrën se si po e hartojmë një mendim ndryshe nga Partia Socialiste.

E para se kjo nuk i bën mirë vendi dhe e dyta nuk mund ta shuajmë opozitën vetëm se disa njerëz kanë vendosur që ta mbajnë z. Berisha aty me çdo kusht.

Do kalojë koha dhe ata njerëz nuk do kenë kurajo të shpjegojnë se arsyet dhe mënyrën se si ata vendosën ta mbajnë aty z. Berisha”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij Ben Andoni në një intervistë për “Ora News”.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN BEN ANDONI NË ORA NEWS

Po ndodh...