
“Tronditet” ferma e vipave, Alba dhe Limi ndërpresin rrugëtimin, befasohen konkurrentët

“Ferma VIP 2” vijon të befasojë jo vetëm publikun por dhe vetë fermerët. Me konkurrentë që pakësohen dhe sfida që bëhen gjithnjë e më të ashpra, loja po kalon një fazë të re tensioni dhe gare.
Dy largimet e njëpasnjëshme i dhanë një drejtim të ri dhe të paparashikuar lojës, duke lënë të hapur rrugën për zhvillime dhe dinamika të reja mes fermerëve të mbetur në garë.
Dy prej konkurrentëve më të spikatur të këtij edicioni të dytë, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, vendosën të ndërpresin rrugëtimin e tyre në mënyrë të papritur.
Vendimi i parë erdhi nga Alba, e cila gjatë spektaklit të mbrëmjes së të hënës deklaroi publikisht se donte të ndërpriste rrugëtimin e saj në fermë, duke humbur përfundimisht të drejtën për të fituar çmimin e madh.
Rregullorja e spektaklit kërkonte që të qëndronte dhe 24 orë të tjera, ndaj një zarf i mbërritur në Fermë nga kryeplak Albano dha vendimin përfundimtar.
Në një intervistë të shkurtër pas daljes nga Ferma, Alba deklaroi se për të vlera personale vijnë përpara çmimit dhe famës. Ajo parashikoi edhe fituesin e këtij edicioni sipas saj.
“Eksperienca në Ferma VIP ishte shumë fantastike. Kam mësuar shumë gjëra si me natyrën edhe me veten time. Marrja e vendimit për të dalë ishtë e vështirë, normalisht doja ta vazhdoja garën. Duke vendosur disa gjëra para çmimit dhe famës, më duhet të merrja vendimin për të dalë. Me aq sa pash aty, Lim Hoti është ai që fiton garën. Finalistët, ose të paktën gjysmë finalistët që unë shoh janë Elinara, Federik, Erand dhe Big Basta”, tha Alba.
Por, vetëm pak orë pas largimit të Albës, një tjetër vendim befasues tronditi fermën. Lim Hoti, një prej konkurrentëve më të përfolur, vendosi të tërhiqej po ashtu nga gara.
Feremeri duke falenderuar produksionin për mundësinë, ka treguar edhe arsyen pse e mori këtë vendim.
“Eksperienca ishte shumë spektakolare, nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës time. Ka momente shumë të bukura, të cilat do mbeten në mendjen time. Faleminderit produksionit, fermerëve. Unë e dua shumë publikun dhe ata që më ndjekin, shumë faleminderit për përkrahjen. Por thjesht nuk po duroja dot. Duhet të ikja se s’bën”, tha Limi.
Ditët që i lenë vendin njëra-tjetrës sjellin të papitura në Fermën Vip, teksa rrethi ngushtohet dhe gara shkon drejt rrugëtimit final ju mos humbisni asnjë moment në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring si dhe në ekranin e Vizion Plus.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128