“El Clasico” e 5-të për arbitrin, ja kush vendos drejtësi në superduelin Barcelona-Real Madrid

8 Maj 2025, 13:19 / SPORT ALFA PRESS

“El Clasico” e 5-të për arbitrin, ja kush vendos

Federata Spanjolle e Futbollit ka emëruar gjyqtarin Alejandro Hose Hernandez Hernandez si gjyqtarin e “El Clasico”-s vendimtare të së dielës mes Barcelonës dhe Real Madrid në “Montjuiç”.

Kjo do të jetë “El Clasico” e pestë që  Hernandez vendos drejtësi, ku madrilenët kanë marrë dy barazime, një fitore dhe një humbje.

Pa dyshim, kjo përballje do të jetë shansi i fundit i skuadrës së Ançelotit për të garuar për titullin e La Liga 2024-25. “Los Blancos” kanë nevojë për tre pikët për të qëndruar gjallë në garën për trofeun, dhe pastaj do të duhet të presin që Barcelona të humbasë pikë të paktën edhe një herë para përfundimit të sezonit.

“El Clasico” e 5-të për arbitrin, ja kush vendos

 

Po ndodh...