
Muçi kthehet te goli pas dy muajsh, sulmuesi tund rrjetën në Kupën e Turqisë

3 Prill 2025, 21:26 / SPORT
Ernest Muçi pak nga pak po shpërblen besimin që i ka dhënë trajneri Solskjaer në radhët e Beshiktashit. Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e kaluara, sot ka ardhur goli në Kupën e Turqisë.
Futbollisti shqiptar ishte titullar në ndeshjen ndaj Goztepe dhe që në fillim u shfaq rrezikshëm para portës. Megjithatë, momenti i tij do të vinte në minutën e 30 të ndeshjes, kur iu shmang pozicionit jashtë loje dhe ia doli të shënonte në portën kundërshtare duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 Beshiktashit.
Kësisoj, ai u kthye te goli pas dy muajsh thatësirë, pasi për herë të fundit kishte shënuar po në Kupë në fillim të muajit shkurt.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128