Vllaznia-Egnatia, finalja e titullit në Superiore/ Rrogozhinasit kaluan Partizanin falë rregullores

6 Maj 2025, 08:02 / SPORT ALFA PRESS

Vllaznia-Egnatia, finalja e titullit në Superiore/ Rrogozhinasit kaluan

Egnatia është finalistja e dytë e ndeshjes për titullin kampion në Kategorinë Superiore, ku e pret Vllaznia.

Rrogozhinasit kanë përsëritur historinë dhe ashtu si një vit më parë, kanë përfituar nga rregullorja për të shkuar në ndeshjen finale.

Falë renditjes më të mirë në kampionat dhe rregullores së gjysmëfinaleve të “Final Four”, skuadrës së Tetovës i mjaftonte edhe barazimi në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit.

Ndaj ajo ka luajtur më me qetësi duke kontrolluar lojën, pa rrezikuar shumë përballë Partizanit i cili gjithashtu krijoi shumë pak raste për të shënuar.

Kjo bëri që ndeshja të luhej pa ritëm, me të kuqtë që kishin rrallëherë minuta të rrezikshme para Dajsinanit.

Ata tentuan vetëm në fund me forca të shumta të ndryshonin situatën, por ishte vonë për të sjellë një gol që do u jepte kualifikimin

Kësisoj, barazimi 0-0 i dha mundësinë Egnatias të shkonte përsëri në finale, ku do të tentojë të mbrojë “fronin” e siguruar një vit më parë.