
Ceferin paralajmëron Italinë: Stadiumet janë një turp, duhet të mbyllet hendeku deri në ‘Euro 2032’

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, është shprehur i kënaqur me formatin e ri të Ligës së Kampionëve, por nuk i ka kursyer kritikat ndaj Italisë për gjendjen e stadiumeve dhe infrastrukturës futbollistike.
Në një intervistë për gazetaren Marialuisa Jacobelli në SportMediaset, ai foli hapur për sfidat aktuale të futbollit evropian.
Čeferin tha se është më shumë se i kënaqur me sezonin e parë të formatit të ri të Champions-it. Sipas tij, sezoni ka qenë i jashtëzakonshëm, me ndeshje emocionuese dhe befasi të mëdha. Ai veçoi PSG-në, që ishte pranë eliminimit, por arriti deri në gjysmëfinale.
Ai vlerësoi gjithashtu Interin, që ishte e vetmja skuadër italiane që kaloi fazën e grupeve dhe mbërriti në gjysmëfinale.
"Stadiumet në Itali janë një turp," u shpreh Čeferin. Ai kritikoi mungesën e progresit konkret në infrastrukturë, duke shtuar se Italia, ndonëse është një prej vendeve me më shumë histori në futboll, ka stadiumet më të këqija nga vendet e mëdha evropiane.
“Ka ardhur koha për të vepruar,” tha ai, duke bërë thirrje për mbështetje nga qeveria, bashkitë dhe investitorët privatë.
Edhe pse Italia është vendpritës së bashku me Turqinë për Euro 2032, Čeferin theksoi se ende ka shumë punë për të bërë që vendi të jetë gati.
Ai shprehu besimin te Gabriele Gravina, zëvendëspresident i tij, se do të bëjë gjithçka për të mbyllur hendekun në infrastrukturë.
Për Botërorin e Klubeve dhe kalendarin
Duke folur për Botërorin e ri për klube, që nis së shpejti, ai pranoi shqetësimet për mbingarkesën fizike të lojtarëve.
Ai e quajti situatën “paradoksale”: klubet duan më shumë ndeshje për të gjeneruar të ardhura, ndërsa lojtarët lodhen dhe dëmtohen. “Është një rreth vicioz,” tha ai.
Čeferin pranoi se edhe ai shpeshherë irritohet me vendimet e VAR-it, veçanërisht në rastet e penalltive për prekje me dorë dhe ‘offside’ për centimetra. Sidoqoftë, ai tha se nuk ka në plan të lejojë komunikim publik në stilin e sporteve të tjera.
Ai theksoi rëndësinë e tifozëve dhe lojtarëve në futboll, duke i cilësuar si protagonistët e vërtetë. Sipas tij, UEFA nuk do të lejojë që futbolli të shndërrohet në një garë të mbyllur për elitën.
Ai lavdëroi tifozët anglezë për reagimin ndaj Superligës, duke shtuar se italianët nuk u angazhuan aq fort.
Për trashëgiminë e tij në UEFA
Në fund, Čeferin tha se është krenar që, nën drejtimin e tij, UEFA ka mbetur një organizatë që mbron futbollin për të gjithë, duke shpërndarë 97% të të ardhurave me federatat, klubet dhe pjesëtarët e tjerë të ekosistemit futbollistik.
Për pjesëmarrjen e klubeve joevropiane në UEFA
Ai përjashtoi mundësinë që klubet joevropiane të marrin pjesë në garat e UEFA-s, duke theksuar se kompeticionet do të mbeten evropiane, edhe pse klubet përbëhen nga lojtarë nga e gjithë bota.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128