Përshkallëzohen protestat në Serbi, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme!

6 Maj 2025, 11:41 / BOTA ALFA PRESS

Përshkallëzohen protestat në Serbi, studentët

Studentët në Serbi , të cilët prej muajsh kanë bllokuar universitetet publike, bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare për të tejkaluar krizën që ka kapluar vendin.

Kërkojmë shpërbërjen e menjëhershme të Asamblesë Kombëtare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në përputhje me Nenin 109 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë!”, njoftuan studentët serbë në rrjetet sociale, ndërsa u bënë thirrje të gjithë qytetarëve t’i besojnë listës politike që studentët do të mbështesin në zgjedhje.

“Ne besojmë se demokracia është e vetmja mënyrë e duhur për të zgjidhur një krizë politike të këtyre përmasave, prandaj i bëjmë thirrje popullit të mbështesë listën që do t’u besohet studentëve që janë të përjashtuar nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në territorin e Serbisë, në mënyrë që peshorja e drejtësisë të anojë nga e vërteta”, thonë studentët.

Ata theksojnë se “rrënjët e korrupsionit qeveritar kanë depërtuar shumë thellë në institucionet shtetërore, të cilat për këtë arsye nuk janë në gjendje të kryejnë në mënyrë të pavarur detyrat e tyre”.

Protestat e studentëve po përshkallëzohen

Studentët kanë bllokuar universitetet publike për rreth gjashtë muaj.

Studentët kërkojnë drejtësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e çatisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.

 

Po ndodh...