Lajme të mira për Artetën, Calafiori rikthehet për gjysmëfinalen ndaj PSG-së

6 Maj 2025, 14:25 / SPORT ALFA PRESS

Lajme të mira për Artetën, Calafiori rikthehet për

Mikel Arteta ka marrë lajme pozitive në prag të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Trajneri spanjoll do të ketë në dispozicion mbrojtësin italian Riccardo Calafiori, një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës falë shumëfunksionalitetit të tij.

Calafiori, i cili nuk ka luajtur që nga muaji mars për shkak të një dëmtimi, ka kryer sot seancën përfundimtare të stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës.

Sipas mediave franceze, në stërvitje morën pjesë gjithashtu edhe Timber dhe kapiteni Martin Ødegaard, të cilët duken në gjendje të mirë fizike për të zbritur në fushë ndaj skuadrës së Luis Enrique.

Arteta foli edhe për gjendjen e disa lojtarëve të tjerë të dëmtuar si Jorginho dhe Havertz: “Situata ka qenë pak më e ndërlikuar sesa pritej. Jorginho po përmirësohet dhe po rikuperon mirë.

Do të rikthehet para përfundimit të sezonit? Mendoj se po, nëse gjithçka shkon siç duhet, mund të kthehet javën tjetër ose aty afër”, deklaroi Arteta të premten në konferencë për shtypin.

Ai shtoi gjithashtu se ekziston mundësia që Havertz, Jorginho dhe Calafiori të përfshihen në listën e të grumbulluarve për sfidën ndaj PSG-së: “Nuk do t’i përjashtoja të gjithë.

Do të shohim në ditët në vijim se si do të reagojnë disa prej tyre.”

 

Po ndodh...

ide