“Persona të paautorizuar kanë marrë fletët e votimit në Greqi”/ Celibashi për denoncimin e PD: Votuesit mund të raportojnë, na duhen fakte

6 Maj 2025, 11:35 / POLITIKË ALFA PRESS

“Persona të paautorizuar kanë marrë fletët e votimit

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi një konferencë për gazetarët, ku iu përgjigj edhe akuzave të Partisë Demokratike për parregullsi në procesin e votimit të emigrantëve në Greqi.

PD ka ngritur shqetësime se shumë qytetarë nuk kanë mundur të marrin zarfin me fletën e votimit në adresën e tyre, apo në zyrat postare, ndërsa ka denoncuar edhe raste kur persona të paautorizuar kanë tërhequr zarfe në emër të të tjerëve, duke i cilësuar këto individë si të lidhur me PS.

Celibashi u shpreh se KQZ trajton çdo ankesë bazuar në prova konkrete dhe jo në deklarata politike. “Kam respekt për partitë politike, por rëndësi ka fakti. Mbi faktet që na janë paraqitur, kemi marrë masat përkatëse. Nëse një zgjedhës nuk e ka marrë fletën e votimit, ai ka mundësinë ta raportojë rastin”, tha ai.

Sipas Celibashit, mënyra e vetme për të konfirmuar dorëzimin e një zarfi është përmes firmës së marrësit: “Kur të vijë momenti i verifikimit, do të kërkojmë provat për çdo rast. Unë e marr të mirëqenë që protokolli është zbatuar.”

Ai shtoi se është pozitive që partitë ngrejnë shqetësimet e votuesve, por theksoi se për çdo pretendim është e domosdoshme paraqitja e provave konkrete për të nisur verifikimet zyrtare.

Po ndodh...