Shkodra Elektronike do të ndezë skenën e Eurovision-it më 13 maj

6 Maj 2025, 13:37 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Shkodra Elektronike do të ndezë skenën e Eurovision-it më 13

Mbrëmjen e 13 majit, Shqipëria do të ngjitet në skenën e një prej eventeve muzikore nga më të ndjekurit në botë, Eurovision. Këtë vit, spektakli më i madh evropian i këngës, zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Përfaqësuesit shqiptarë, Shkodra Elektronike, do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale, me këngën “Zjerm”.

Që pas fitores në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH, “Zjerm” është shndërruar në një sensacion, duke u renditur ndër këngët më të ndjekura në YouTube nga të gjitha pjesëmarrëset e Eurovision 2025.

Me qindra mijëra klikime dhe komente nga publiku ndërkombëtar, kënga po fiton përditë terren si një prej pretendentëve për fitues të këtij edicioni.

Performuar nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, “Zjerm” është një përzierje artistike mes muzikës tradicionale shkodrane dhe elektronikës moderne.

Kritika muzikore e ka përshkruar si “një nga risitë më të mëdha të këtij sezoni të Eurovizionit”.

Performanca skenike e Shkodra Elektronike shquhet për simbolikë të fortë, interpretim të fuqishëm dhe një estetikë që nuk ngjason me asnjë tjetër në garë.

Gjysmëfinalja e dytë do të mbahet më 15 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 17 maj 2025.

Shkodra Elektronike me “Zjerm” gëzon mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe të platformës CultureALB, Ditët Shqiptare në Botë.

 

Po ndodh...

ide