
Albana Vokshi përpara SPAK: Nuk tërhiqem nga akuzat për Vilma Nushin

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar sot para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pas padive për shpifje të ngritura ndaj saj nga përfaqësues të biznesmenes Vilma Nushi.
Vokshi deklaroi se ka dorëzuar dokumente dhe fakte që, sipas saj, rrëzojnë pretendimet e ngritura kundër saj, duke i cilësuar akuzat si të pavërteta dhe të shtyra nga qarqe të lidhura me pushtetin aktual. Ajo theksoi se sulmet ndaj saj kanë për qëllim ta frikësojnë dhe ta detyrojnë të tërhiqet nga denoncimet e saj për abuzimet me koncesionet publike.
Sipas Vokshit, këto përpjekje janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të mbuluar keqmenaxhimin dhe mungesën e transparencës në qeverisje. Ajo nënvizoi se nuk do të ndalet në përpjekjet e saj për të nxjerrë në dritë aferat që, sipas saj, janë kryer në dëm të interesit publik.
Ndër koncesionet më të përfolura, Vokshi përmendi ato për kontrollin shëndetësor bazë (check-up-in), sterilizimin kirurgjikal dhe të tjera, të cilat i cilësoi si kontrata të dyshimta dhe të lidhura pa mbrojtje të interesave të qytetarëve.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128