
Krime zgjedhore/ Xhemal Gjunkshi del nga SPAK, kallëzon kryebashkiakun e Dibrës

Kandidati për deputeti i PD-ASHM, Xhemal Gjunkshi u paraqit sot në SPAK për të bërë një denoncim për krim zgjedhor. Ai ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, kryetarin e bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu.
Gjunkshi u shpreh se në kundërshtim më ligjin bashkia asfalton rrugët, ndërsa bëjnë presion dhe përdorin asetet publike në kohë fushate.
Ai po ashtu u shpreh se ushtrohet presion ndaj qytetareve te Dibrës dhe ndaj administrates.
Gjunkshi u shpreh se kallezimi qe ai beri eshte regjistruar nga ana e Prokurorise se Posaçme.
“Të dy këta persona janë kapur në flagrancë duke përdorur asetet publike në kohën e fushatës zgjedhore. Këta kanë patur kohën e mjaftueshme që këtë rrugë ta ndërtonin për 12 vjet. Por sic ka ndodhur në gjithë Shqipërinë edhe në qarkun e Dibrës, infrastruktura lë për të dëshiruar. Këta po bëjnë gjithçka që nëpërmjet përdorimit të asteve, nëpërmjet intimidimit të votuesve, nëpërmjet presionit të administratës publike në raport me vendet e punës, presion po ushtrohet për ndihmën ekonomike që po u jepet banorëve të Dibrës. Ajo është një ndihmë qesharake. Ka raste që është dhënë 16 mijë lekë ndihmë ekonomike për 5 anëtarë. Jam këtu për ti dhënë sot drejtuesve të bashkisë Dibër dhe për ti thënë qytetarëve të Dibrës se jam një zë i fortë i tyre”, tha ai për media.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128