
“Fondet e fermerëve shkuan për vila tek shokët e 7x7=313”, Basha nga Baldushku: Koalicioni Euroatlantik është në mbështetje të SPAK që paratë që vidhen të shkojnë për bujqësinë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputet, Gazmend Koduzi dhe Egert Haxhiu, zhvilloi një takim me fermerë të Baldushkut në Tiranë.
Basha akuzoi qeverinë për braktisjen e bujqësisë dhe se shumica e fermerëve janë futur në borxhe dhe kanë braktisur tokën. Sipas tij, kjo situatë është krijuar për shkak të vjedhjes së subvencioneve nga buxheti i shtetit, por edhe të fondeve të BE-së nga Rama dhe shokët e tij te 7x7=313.
Ai gjithashtu tha se, qeveria favorizon importuesit e afërt me qeverinë, ndërsa 76 milionë euro nga programi IPARD janë përdorur për pasuri personale, si vila dhe restorante.
Basha theksoi se vetëm duke mbështetur SPAK-un, do të rikthehen paratë tek fermerët. Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik dhe numri 4 është realisht në mbështetje të drejtësisë dhe për dhënien fund të pandëshkueshmërisë.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Shumica e fermerëve në vend që të prodhojnë, janë futur në borxh. Dhe si rezultat e kanë lënë këtë punë masivisht, në veçanti brezi i ri dhe i është drejtuar emigracionit. Pse ka filluar kjo krizë në bujqësi? Se s’ka subvencione. Favorizon grosistët, importuesit që janë shokë të kryeministrit dhe qeverisë. Këta u kapën duke vjedhur edhe ndihmat e Bashkimit Europian për fermerët, IPARD-i i famshëm. 76 milionë euro të taksave të europianëve, erdhën për të ndihmuar fermerin shqiptar.
Në vend që t’i çojnë subvencionimet për fermerët, u kapën duke i vjedhur e duke i bëë vila luksoze e restorante nga mesi i tiranës në dhërmi, për veten e tyre për shokët e tyre. 7.2 miliardë të taksave të shqiptarëve i ka harxhuar, nuk gjeti 100 milionë euro për fermerin shqiptar.
Pra, gjëja e parë që duhet të na ndajë me njëri-tjetrin, është që vota për numrin 5 ose qëndrimi në shtëpi, është votë ose qëndrim për të vazhduar hajdutëria. 7.2 miliardë harxhime, që këta nuk dinë me tregu se çfarë i kanë bërë, mjaftojnë, teprojnë për të rritur objektivat tona që është pensioni minimal 250 mijë lekë në muaj dhe pensioni nën 300 mijë lekë me ndihmë për faturën e energjisë dhe ilaçet e rimbursueshme.
Po ne e dimë ku i kanë çuar lekët, atje tek shokët tek 7x7=313. Është dhe ky tjetri që bërtet që do luftojë korupsionin. Me cilin do luftojë korrupsionin? Me Ilir Metën apo me Vis Roshin, apo me prokurorët dhe gjyqtarët që i ka hequr vettingu për korrupsion. Ça mendoni ju që do vij Ilir Meta deputet dhe do luftohet korrupsioni? Nuk ka rrugë tjetër për të luftuar korrupsionin përveçse për të mbështet SPAK-un. E vetmja forcë politike që e mbështet me vepra, jo me fjalë SPAK-un, është Koalicioni Euroatlantik, është 4.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128